Brenda kabinetit të Avdullah Hotit po zhvillohen përplasje të njëpasnjëshme.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka përsëritur se çarjet brenda koalicionit qeverisës nisën kur Hoti nuk e mori atë, si përfaqësues të AAK’së, në takimin me presidentin serb, Aleksander Vuciqin në Bruksel. Më pas, sipas Selimit, Hoti krye në vete e caktoi Skender Hysenin koordinator për dialogun me Serbinë.
Por, sot gjatë ditës shefja e stafit të kryeministrit, Avdullah Hoti, Ardita Dushi e cila edhe ishte në bisedimet në Bruksel ka bërë publike një fotografi tek shihet shefi i qeverisë bashkë me Selim Selimin, të dërguarin e AAK-së, për procesin e dialogut, raporton Arbresh.info.
“3 orë përgatitje dhe dakordime mbi parimet
Bruksel 16.07.2020”, ka shkruan Dushi në Facebook.
Dushi ka lënë të nënkuptohet se nuk është se shefi i qeverisë nuk është dakorduar për procesin e dialogut me partnerët e koalicionit bile në foto shihet edhe zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë, që kryeministri, Avdullah Hoti po kritikohet nga partnerët e koalicionit se procesi i dialogut Kosovë-Serbi po rrëshet në proces teknik dhe sipas tyre pa parime./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arditaaa.dushi/posts/3068949336555357
Edhe vet kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i kishte bërë ministrit të Drejtësisë Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksander Vuçiq.
“Ja kam thënë zyrtarisht i kam dërguar edhe shkresë ku i kemi vërejtjet, nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përball takimit me Aleksander Vuciqit që tash e ka përvojën e parë e me lënë jashtë takimit Selim Selimi”, ishte deklarata e Haradinajt./Arbresh.info/
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...