Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, përmes një statusi në “Facebook”, thotë se gratë janë më të prekura nga kriza ekonomike dhe keqqeverisja.
Po ashtu Xhixho thekson se bizneset e drejtuara nga gratë kanë pësuar rënie.
Statusi:
Krizën më të thellë ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi po e vuajnë më së shumti gratë.
Humbja e vendeve të punës si pasojë e mbylljes së mijëra bizneseve , rënia e numrit të grave të vetpunësuara përmes hapjes së një biznesi, ndërkohë që 24,6 % punojnë pa pagë në bizneset familjare niveli me i ulet në 4 vjet .
Në 2019 përqindja e grave të vetpunësuara arrin në 19,6% , shifer kjo më e ulta që nga 2016 ku regjistrohej 21,6%.
Gjithashtu dhe bizneset e drejtuara nga gratë kanë pësuar rënie.
Në 2020 sipas INSTAT bizneset e drejtuara nga gratë kanë qënë 25,4% e krahasuar me 2017 që ka qënë 29,7% ka nje ulje me 4,3% pikë.
Kjo panoramë e mjerueshme tregon qartë se gratë për këtë qeveri janë fasadë , se është e paaftë dhe nuk ka vullnet që të krijoj vende të reja pune pasi qellimi primar për të janë vjadhja, korrupsioni dhe përqëndrimi i ekonomisë tek oligarkët afër saj.
LSI ka një plan konkret për fuqizimin ekonomik të grave duke i mbështetur ato me akses më të madh në kreditim, politika fiskale për bizneset për të stimuluar punësimin e grave duke çliruar ekonominë nga monopolet e duke e bazuar në konkurrueshmerinë e ndershme dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
Rotacioni politik është i pashmangshëm dhe ai do të vijë para së gjithash nga fuqia e votës së grave dhe vajzave të cilat kërkojnë shanse dhe mundësi në vendin e tyre
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...