Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij.Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi dhe qelize në organizëm.
Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit, përthithjen e hekurit, forcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e kockave.
Shumë njerëz në vendin tonë nuk konsumojnë sasinë e duhur të kësaj vitamine të rëndësishme, prandaj Agroweb sjell disa lëngje që kanë më shumë vitaminë C dhe përfitimet shëndetësore që marrim nga ata.
Lëngjet e Frutave Më Të Pasura Me Vitaminë C
Lëngjet mund të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor por ato nuk duhen konsideruar si burimi i vetëm i kësaj vitamine. Përveç vitaminës C, lëngjet e freskëta të frutave ofrojnë shumë kalori dhe sheqer sepse u mungon fibra që gjendet tek tuli dhe lëkura.
Lëngjet e Agrumeve
Agrumet janë ndër frutat më të pasura me vitaminë C. Një gotë me lëng portokalli ofron 125 miligramë vitaminë C.
E njëjta sasi me lëng qitroje ofron 90 miligramë C ndërsa lëngu i mandarinave ofron 55 miligramë vitaminë C.
Lëngjet e Tjera të Frutave
Një gotë me lëngun e boronicës së kuqe ofron 90 miligramë vitaminë C. Lëngu i ananasit ofron më shumë se 25 miligramë për gotë ndërsa ai i kumbullës vetëm 10 miligramë vitaminë C.
Lëngu i Perimeve
Perimet janë shumë të pasura me këtë vitaminë të rëndësishme. Një lëng perimesh miks ofron 65 miligramë vitaminë C. Lëngu i domates ofron 45 miligramë vitaminë C në një gotë ndërsa ai i karrotës ofron 20 miligramë vitaminë C./abcnews.al
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...