Gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë. Truri është shumë i zënë kur flemë, duke përsëritur ato që kemi mësuar gjatë ditës.
Gjumi ndihmon në riorganizimin e kujtimeve dhe i paraqet ato në mënyrën më efikase. Një studim i ri tregon se si gjumi konsolidon kujtimet e krijuara rishtas dhe parandalon dëmtimin e kujtimeve të vjetra.
Autori kryesor i studimit, Maksim Bazhenov, ka thënë: “Gjetjet tona sugjerojnë që kujtimet janë dinamike, jo statike. Me fjalë të tjera, kujtimet, madje edhe kujtimet e vjetra, nuk janë përfundimtare. Gjumi vazhdimisht i azhornon ato. Ne parashikojmë që gjatë gjumit kujtimet e vjetra dhe ato të reja rishikohen spontanisht, gjë që parandalon harrimin dhe rrit performancën e kujtimeve”.
Bazhenovi ka theksuar se përsëritja e kujtimeve gjatë gjumit luan një rol mbrojtës kundër harresës.
“Ne mësojmë shumë gjëra të reja çdo ditë dhe ato kujtime konkurrojnë me kujtimet e vjetra. Për të ruajtur të gjitha kujtimet, duhet të flemë”, është shprehur ai./epokaere/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...