Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 14:30 në Prishtinë.
Policia në raportin e saj ditor thotë se në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, raporton Arbresh.info.
Ky është njoftimi i plotë nga policia:
Prishtinë 08.08.2020 –14:30.Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat