Pulmologu Flamur Marku ka udhëzuar të gjithë personat që janë prekur nga koronavirusi dhe kanë probleme me mushëri të lajmërohen menjëherë te mjeku dhe të përdorin terapinë adekuate konform analizave dhe ndryshimeve radiologjike.
Marku apelon te qytetarët që nëse kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 të përdorin Paracetamol dhe Vitaminë C, ndërsa barnat antibiotikë të mos merren pa rekomandimin e mjekut.
“Personat që janë të prekur me koronavirus dhe kanë probleme në mushkëri, duhet të lajmohen te mjeku dhe të përdorin terapinë adekuate konform analizave dhe ndryshimeve radiologjike që posedojnë. Secili në bazë të gjendjes vendoset për tretmanin e mëtutjeshëm. Barnat antibiotikë mos të merren pa përshkrimin e mjekut, çka mund të merret është Paracetamol, Vitamina C apo edhe Vitamina D. Nëse personat janë në gjendje të rëndë duhet të lajmohen te mjeku përkatës”, tha ai.
Marku tha se Pulmologjia është e pajisur me barna të mjaftueshme për t’i trajtuar pacientët e prekur me koronavirus.
“Pulmologjia është e pajisur me barna të mjaftueshme dhe shumica dërrmuese e barnave që nevojiten i kemi të pranishme. Nuk mund të them se është e vërtetë sepse rastet që janë duke pritur për rezultate mund të jetë që qëndrojnë në një dhomë mirëpo në momentin që konfirmohet se janë pozitiv ne i bëjmë lëvizjet e tyre në dhomat të cilat janë caktuar për personat me koronavirus”, tha ai për EO.
Sipas tij, edhe pse numri i pacientëve është i madh në Pulmologji, nuk ka nevojë për panic, ndërsa shtoi se koronavirusi është një sëmundje e re, për të cilën akoma nuk janë bërë studime të mjaftueshme për t’i parë efektet pas pandemisë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...