Pas ndeshjeve të së shtunës, që ishin të fundit për fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, tani dihen katër ciftet çerekfinaliste që do ta vazhdojnë ëndrrën e madhe për t’u shpallur kampionë të Evropës.
Atalanta, Paris Saint-Germaini, Leipzigu dhe Atletico Madridi e kishin siguruar vendin në çerekfinale të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve qysh para ndërprerjes së sezonit shkaku i koronavirusit.
Të premten, fazën çerekfinale e arritën edhe Manchester City, që i eliminoi rekordmenët e Champions League, Real Madridin, dhe Lyoni, që e mposhti Juventusin e Cristiano Ronaldos dhe shkaktoi shkarkimin e Maurizio Sarrit.
Të shtunën, festës së Manchester Cityt dhe Lyonit iu bashkuan edhe Barcelona, që e eliminoi Lyonin, dhe Bayern Munichu, që e eliminoi Chelsean. Këto dy klube do të përballen me njëra-tjetren në çerekfinale, ndërsa më poshtë mund t’i shihni të gjitha çiftet.
Faza çerekfinale – që do të zhvillohet në Lisbonë, bashkë me gjysmëfinalet dhe finalen, të gjitha me nga një ndeshje përcaktuara – do të nisin më 12 gusht me përballjen mes Atalantas dhe PSG-së dhe do të mbyllen më 15 gusht me përballjen mes Manchester Cityt dhe Lyonit.
Gjysmëfinalet e këtij sezoni do të zhvillohen më 18 dhe 19 gusht, ndërsa finalja është caktuar për 23 gusht. Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen në orën 21:00. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...