Rregullat dhe aktet normative në fuqi kundër COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë duket se nuk vlejnë në qytetin bregdetar të Sarandës. Me marrjen e pushimeve, qytetarët duket se kanë vendosur të bashkëjetojnë me COVID-19, por pa maska dhe ruajtje të distancimit fizik në mjedise publike apo në mjediset e mbyllura.
“Deri diku janë ruajtur masat, jo plotësisht”, tha një pushues.
Më së shumti vendasit e vizitorët janë të fokusuar te bukuritë natyrore dhe klima e Sarandë.
“Situata këtë vit nuk ka qenë si vitet e kaluara. Numri i turistëve është i kufizuar. Këto ditë ka pas rritje. Çmimet janë më të ulëta se vitet e tjera. Ne po respektojmë rregullat”.
“Ne zgjedhim Ksamilin çdo vit. Uji shumë i mirë, çmimet shumë të mira. Klima perfekte. Çmimet normale”.
“Hera e parë që vij në Ksamil. Shumë bukur. Çmimet e arsyeshme. Deri diku janë ruajtur masat, jo plotësisht”, tregojnë pushuesit.
Edhe në qytetin e Kukësit jeta po vijon normalisht, pavarësisht se vijon të jetë ndër zonat më të nxehta sa i përket COVID- 19.
“Maskat në Kukës nuk i mbajnë. As distancë nuk mbajnë, as kushtet nuk janë për t’i mbajnë, Shkojnë për të marrë pensionet, për t’u vizituar, nuk i mbajnë”
Dikush i zbaton, dikush jo”
“Asnjë masë nuk ka kurrkund”, tregojnë kuksianet.
Në Shqipëri numri i të infektuarve me koronavirus, çdo ditë e më tepër vijon të njohë rritje. Po ashtu edhe numri i atyre që kanë ndërruar jetë.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...