Ka shumë kuriozitet rreth pronarit të ri të Roma-s.
Dan Friedkin ka marrë vendin e Pallotta-s që ka drejtuar klubin për 9 vite. Një ndryshim që përflitej prej kohësh pas prishjes së marrëdhënieve mes presidentit amerikan dhe tifozëve.
Por nuk është vetëm pronësia që ndryshon. Pas humbjes së pësuar kundër Sevilla-s në shtëpinë e Roma-s mund të ketë ndryshime edhe brenda ekipit.
Kursi i ri verdhekuq duket se do të fillojë nga përforcimi i mbrojtjes nërkato. Nga Spanja kanë ardhur zërat e parë në lidhje me atë që do të ishte një goditje e madhe.
Sipas Don Balon, Roma ka vënë në shënjestër Umtiti, por operacioni nuk është aspak i lehtë.
Lojtari konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe për të bindur Bartomeu-n, Roma do të duhet të paraqesë një ofertë që nuk mund të refuzohet. /Telesport/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para