Prishtinë, një person gjendet pa shenja jete brenda veturës

19:45 | 8 Gusht 2020
A. B.

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture në fshatin Koliq, lagjja “Peraj”.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Bajram Krasniqi zëdhënës i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Krasniqi tutje ka shtuar se, policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë.

“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Policor ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete. Policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme