Google ADS

Lojtarët e Juventusit heshtin pas shkarkimit të Sarrit

19:20 | 8 Gusht 2020
A. B.

Mesfushori Miralem Pjanic e shkroi një mesazh lamtumirës për Juventusit, pasi do t’i bashkohet tani skuadrës së Barcelonës, mirëpo asnjë lojtarë ende nuk ka thënë asgjë për shkarkimin e trajnerit Maurizio Sarri.

Trajneri italian u shkarkua të shtunën pasdite, pas Lyoni e eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 të finales.

Dueli i së premtes me Lyonin në stadiumin Allianz nuk ishte ndeshja e fundit në Juventus vetëm për Sarrin, por edhe për mesfushorin Miralem Pjanic, i cili do të shkojë në Barcelonë si shkëmbim me Arthur Melon.

“E kam sfiduar të kaluarën time për të qëndruar i përqendruar në të tashmen, të paktën edhe për pak kohë”, shkroi Pjanic në Twitter, duke iu referuar kohës së tij në Lyon.

“Ne nga sot nisemi në rrugë të ndryshme, por çdo centimetër që e kemi kaluar së bashku deri në këtë pikë, e kemi bërë të vetëdijshëm se jemi pjesë të një gjëje të mrekullueshme, të një gjëje që do të mbetet në zemrën time dhe do të më shoqërojë çdokund”.

Pjanic nuk e përmendi shkarkimin e Sarrit, e as Leonardo Bonucci në postimin e tij për eliminimin zhgënjyes nga Liga e Kampionëve.

Megjithatë, tre lojtarë e pëlqyen postimin e Juventusit për shkarkimin e Sarrit dhe ata ishin Emre Can, Mario Mandzukic dhe Douglas Costa.

Përderisa Emre Can dhe Mandzukic nuk e fshehën asnjëherë mospëlqimin e tyre ndaj Sarrit pas largimit nga Juventusit, Douglas Costa është ende pjesë e skuadrës së Juventusit. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme