Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, u takua sot me komandantin e KFOR’it, Gjeneral Majorin Michele Risi, për të diskutuar lidhur me cështjen e futjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
MPB njoftoi se komandanti Risi vlerësoi lartë takimin duke u shprehur se takimet e tilla janë të qëlluara dhe mirëseardhura.
KFOR i bëri të ditur Veliut se ishin të njoftuar nga mediat lidhur me këtë cështje dhe patrullimi ishte rutinor dhe i sinkronizuar me KFOR’in.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të MPB’së:
Pas shqetësimeve të ngritura në media nga qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe letrës publike të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, në lidhje me hyrjen e forcave të Xhandarmerisë Serbe në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë-Komuna e Kamenicës, Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, zhvilloj një takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin Michele Risi, duke diskutuar edhe çështjen në fjalë.
Komandanti i KFOR-it e vlerësoi lartë takimin, duke u shprehur se takimet e tilla janë mjaft të qëlluar dhe të mirëseardhura. Ministrit Veliu, ju bë e ditur se KFOR ishte alarmuar për këtë incident nga raportimet e mediave, pasi që një veprim i tillë ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët rutinor dhe i sinkronizuar i KFOR-it dhe i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë.
Në ketë takim gjithashtu u tha se, që nga viti 2008, KFOR zhvillon patrullime të përbashkëta dhe të sinkronizuara me Ushtrinë dhe Xhandarmërinë Serbe, përgjatë vijës kufitare. Në ketë rast, pra, ky ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët i KFOR-it dhe i Forcave te Armatosura të Republikës së Serbisë. Aktivitetet të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtareve të dy forcave.
Ministri Veliu mirëpriti faktin se në të kaluarën ishin organizuar patrullime të përbashkëta të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, duke kërkuar njëkohësisht që patrullimet e tilla të ri-fillojnë edhe në ketë pjesë të Kosovës.
Nga ana e tij, Gjenerali Ris e mirëpriti iniciativën, duke theksuar se janë të gatshëm t’i asistojnë Policisë së Kosovës dhe të rifillojnë aktivitetet e tilla.
Në fund të takimit u dakorduan që KFOR dhe Policia e Kosovës, të takohen dhe të diskutojnë mbi modalitetet për rifillimin e patrullimeve të përbashkëta e të sinkronizuara përgjatë vijës kufitare me Serbinë.
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë