Google ADS

Numri i viktimave si pasojë e shpërthimit në Bejrut shkon në 158

17:29 | 8 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut të Libanit është rritur në 158, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë të shtunën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se rreth 6,000 persona janë lënduar, ndërsa 60 të tjerë raportohet të jenë të zhdukur.

Shpërthimi rrafshoi ndërtesat afër portit dhe shkaktoi dëme të mëdha në pjesën më të madhe të qytetit, e cila njëherësh është “shtëpia” e dy milionë njerëzve.

Ndërkohë, guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, tha që rreth 300 mijë njerëz mbetën pa strehë dhe humbjet kolektive mund të arrijnë deri në 10 ose edhe në 15 miliardë dollarë.

Shpërthimi u dëgjua gjerë në Qipro gjerësisht rreth 200 kilometra përreth detit Mesdhe, dhe sizmologët në Sondazhin Gjeologjik të SHBA-së, thanë se ishte ekuivalent me një tërmet me madhësi prej 3.3 shkallësh Rihter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme