Kreu i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka reaguar pasi disa ushtarë të Serbisë kanë kaluar kufirin dhe janë futur në territor të Republikës së Kosovës.
Ish-komandanti i UÇK’së, ka thënë se banorët e asaj pjese s’do të jenë asnjëherë vet dhe se insititucionet e Kosovës duhet t’iu ofrojnë qytetarëve siguri.
Limaj ka thënë se veprime të tilla të forcave serbe duhet të marrin përgjigjen e duhur nga institucionet e sigurisë në Kosovë dhe nga KFOR-i.
Reagimi i plotë i Limajt:
Qytetarët tanë në Karaçevë dhe kudo tjetër nuk do të jenë asnjëherë vet.
Institucionet e Kosovës do të ofrojnë siguri për githë në çdo pjesë të vendit.
Provokimet e herë pas hershmë të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar brenda territorit të Kosovës duhet të marrin përgjigjen e duhur nga ana e institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...