Filipinet konfirmojnë 4.226 raste të reja me koronavirus

15:41 | 8 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë e Filipineve të shtunën raportoi 4,226 infeksione të reja me koronavirus dhe 41 vdekje të tjera.

Në një buletin, ministria tha se infeksionet e konfirmuara totale janë rritur në 126.885 ndërsa vdekjet kanë arritur në 2.209, me shumicë të rasteve dhe viktimave të raportuara në kryeqytet, transmeton portali arbresh.info.

Filipinet, me një popullsi prej 107 milionë banorë, udhëheq kombet e Azisë Juglindore në numrin më të madh të rasteve dhe është e dyta pas Indonezisë me vdekje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme