Zyrtarizohet shkarkimi i trajnerit të Juventusit

15:01 | 8 Gusht 2020
Arbresh.info

Juventus ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Maurizio Sarri.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve i ka kushtuar trajnerit italian, me humbjen e punës te Juventus.

“Juventus njofton se Maurizio Sarri është liruar nga posti i trajnerit të ekipit të parë”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

“Klubi do të donte të falënderonte trajnerin që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit, me fitimin e titullit të nëntë radhazi në Serie A”.

Raportohet se Mauricio Pochettino do të jetë trajneri i ri i Juventusit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme