Një sulm mbi bazën ushtarake në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu ka lënë të vdekur të paktën tetë persona e plagosur 14 të tjerë, bëjnë të ditur zyrtarët.
Dëshmitarët thanë për mediat lokale se një makinë e mbushur me eksploziv sulmoi objektin në afërsi të stadiumit, transmeton portali arbresh.info.
Shpërthimi jashtëzakonisht i zëshëm u dëgjua thuajse në gjithë qytetin.
Grupi islamist al-Shabab tha se ishte përgjegjës për sulmin.
Ata shpeshherë kryejnë sulme që kanë në cak forcat e sigurisë dhe zyrtarë.
Kolonel Ahmed Muse i tha Associated Press se shpërthimi ndodhi në portat e bazës së Brigadës së Ushtrisë së 12 Prillit pranë stadiumit sportiv të rihapur së fundmi në rrethin Warta-Nabadda.
Stadiumi u hap në qershor dhe u pa si një simbol i vendit që rindërtohej pas viteve të konflikteve./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...