Të gjithë e dimë se gjumi është i rëndësishëm. Mungesa e gjumit kualitativ na sjell probleme në shëndetin mendor e fizik, na zvogëlon produktivitetin në punë e gjithashtu na bën të ndihemi më të lodhur.
Por, jo vetëm kaq: mungesa e gjumit mund t’jua shkatërrojë edhe jetën seksuale.
Ka shumë mënyra se si mungesa e gjumit mund ta sjell në gjendje serioze jetën tuaj seksuale… dhe, si rezultat i kësaj, ka shumë mënyra tjera që përmes gjumit kualitativ ju mund ta përmirësoni jetën seksuale.
Aq më mirë që flen një grua, aq më të lartë e ka epshin seksual
Një studim me më shumë se 93,000 gra të moshave nga 50 deri 79 vjet ka zbuluar se aq më mirë që flejnë gratë – kjo nënkupton të bëjnë gjumë kualitativ dhe të papenguar – aq më të lartë e kanë epshin seksual.
Tani, ky studim është fokusuar specifikisht te gratë të cilat e kanë kryer menopauzën, dhe hulumtuesit kanë zbuluar se i njëjti efekt aplikohet edhe te gratë më të vjetra, por edhe vajzat e reja kanë epsh më të vogël seksual nëse flejnë më pak.
Sidoqoftë, një tjetër studim menjëherë pas këtij ka zbuluar se gratë e të gjitha moshave, pas një gjumi të rehatshëm e të gjatë kanë menjëherë rritje të entuziazmit për seks.
Hulumtuesit thonë se vetëm një orë ekstra gjumë shpie në 14% rritje të shanseve për të bërë seks ditën tjetër.
Pra, studime të shumta tregojnë se aq më shumë që flini dhe aq më kualitativ që e keni gjumin, aq më shumë do ta shijoni seksin, do të bëni seks më shpesh, etj.
Vlen të ceket se i njëjti efekt aplikohet edhe te meshkujt.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...