Me të e mban tërë familjen.
Por, mëngjesi i së mërkurës së pesë gushtit ndryshoi çdo gjë, shkruan portali arbresh.info.
Breshëri që ra në këtë pjesë bëri që fermerit Xhevdet Gjocaj nga fshati Kovograd i Istogut t’i dëmtohet e tërë sipërfaqja e mbjellë me shalqinj e produkte të tjera bujqësore.
Brenda pak minutash u shkatërrua e gjithë puna njëvjeçare thotë Gjocaj për arbresh.info.
” Breshëri dhe erërat na kanë dëmtu gati 80 përqind. Janë të dëmtume 1 hektar e gjysmë me shalqinj, kam edhe lakra edhe misër të tëra janë të dëmtuara. Që gjashtë vite ndodh e njëjta gjë. Edhe në pranverë kemi pas dëme prej erërave. 30 përqind e kemi shit, ma jo. Ma nuk mundemi me fitu asgjë. Jemi gjashtë anëtar të familjes. Jetojmë prej produkteve bujqësore. Komuna ka dal me pa gjendjen”.
E dëmet e shkaktuara nga breshëri vetëm në parcelën e Gjocajt kanë shifrën e mbi 15 mijë eurove.
“Demi që është shkaktuar nga breshëri është 15 mijë euro, a na kemi investuar vetëm në fillim mbi 5 mijë euro, ku kam investimet e tjera në plehra e gjëra të tjera. Për qet verë ka përfunduar çdo gjë. Duhet me pritë edhe një vit për me fituar diçka”, u shpreh Gjocaj.
Ajo çka ja bënë edhe më të rëndë humbjen, është mos dalja në ndihmë nga shteti.
Ndonëse është viti i gjashtë që ai dëmtohet nga breshëri, fermeri Gjocaj thotë se Ministria e Bujqësisë asnjëherë nuk ju ka dalë në ndihmë në kompensim të dëmeve.
“Ne i kemi bë ankesat çdo vit, por qe gjashtë vite Ministria e Bujqësisë nuk na ka ndihmuar asgjë për dëmet që i kemi pas”, përfundoi ai./V.Selimi/arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele