Mund të keni dëgjuar për shumë propozime që përfunduan në katastrofë, por kjo mund të jetë fituesja.
Gjesti romantik i një njeriu përfundoi në zjarre, kur pa qëllim e dogji tërë apartamentin të cilin e ndante me të dashurën e tij, gjersa po bëhej gati t’ia propozonte martesën.
Britaniku ndezi me qindra qirinj në apartamentin e tyre, e mbushi me balona dhe mbushi gotat me verë, sidoqoftë gjërat nuk shkuan sipas planit. Gjersa shkoi të merrte partneren aty afër, flaka nga qirinjtë dogji tërë apartamentin, shkruan NDTV.
Sipas zjarrfikësve të Jorkshire, ai kishte shkuar të marrë të dashurën, i gatshëm për momentin romantik, por u kthye për të gjetur apartamentin duke u djegur dhe tre vetura të zjarrfikësve që ishin rrugës.
E mira e tërë kësaj është se askush nuk u lëndua, dhe e dashura tha “po!”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...