Tërmet i shkallës 4.6 në Turqi

11:53 | 8 Gusht 2020
Arbresh.info

Një tërmet me magnitudë 4.6 ka goditur provincën juglindore Bitlis të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i Turqisë për menaxhimin e fatkeqësive dhe katastrofave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti goditi rrethin Hizan në orën 10:20 pasdite sipas kohës lokale.

AFAD po ashtu njoftoi se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 6.99 kilometra.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, në rrjetet sociale tha se deri më tani nuk janë raportuar dëme nga zyra e provincës Bitlis.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme