Moti në fundjavë kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi, e pasdite me bubullima. Javën e ardhshme mot i ndryshueshëm, mundësi edhe për rrebeshe shiu
Edhe gjatë fundjavës mbetet mot jostabil, kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi. Orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima. Ditën e shtunë ka gjasa që vende-vende reshjet të jenë më intensive, të shoqëruara me breshër nëpër lokalitete të kufizuara, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditëve të para të javës së ardhshme parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me më shumë intervale me diell dhe më ngrohtë. Orëve të pasdites mbetet mundësia për zhvillime të rrebesheve të shiut.
Parashikimi për periudhën 8-12 gusht:
8.08 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive, me mundësi edhe për breshër.
9.08 – Në mëngjes intervale me diell, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu me bubullima.
10.08 – Pjesërisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull në vise të ulëta. Pasdite mund të priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
11.08 – Më shumë diell dhe më ngrohtë. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
12.08 – Pjesërisht vranët me më shumë diell. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 25C deri në 29C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-10m/s.
Shtypja atmosferike do të lëvizë përreth vlerave normale
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...