Pas futjes së xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës, ka ardhur edhe reagimi nga një deputet i LDK-së.
Është Faton Bislimi, ai i cili përmes një statusi në Facebook e ka cilësuar si ndërhyrje në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Futja e pjesëtarëve të uniformuar e armatosur të një vendi fqinj në territorin tonë (kuptohet, pa leje), është cënim i drejtpërdrejtë i sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ky veprim nuk mund të cilësohet ndryshe pos tentim për agresion dhe si i tillë është i denueshëm me ligj ndërkombëtar.
Gjerësa Beogradi e bën problem ndërkombëtar deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së çfarëdo lëvizje të Policisë së Kosovës në veri të vendit tonë, hyrja e ushtrisë apo xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës në zonën kufitare të Karaçevës si në “bahçe të babës” është veprim agresiv i Serbisë ndaj Kosovës, i papranueshëm dhe i dënueshëm ndërkombëtarisht.
MPJ e jonë, nëse nuk është komplet e përgjumur, është tejet e ngathët në reagim për nxitjen e qarqeve relevante ndërkombëtare për reagim të drejtë e të domosdoshëm në interes jo vetëm të sovranitetit të vendit por edhe të stabilitetit rajonal./blic/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...