Zidane për herë të parë si trajner eliminohet nga Liga e Kampionëve

23:27 | 7 Gusht 2020
A. B.

Real Madridi është eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Los Blancos janë mposhtur 2-1 nga Manchester City edhe në sfidën e kthimit, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-2 nga Champions League.

Kjo është hera e parë në karrierë për Zinedine Zidane që nuk i shkon deri në fund kësaj gare.

Tri sezonet tjera në Champions League ai kishte triumfuar me Los Blancos duke ngritur lart trofeun, nga viti 2016 deri më 2018, por sonte e shijoi për herë të parë eliminimin. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme