FC Prishtina e ka marrë një lajm jashtëzakonisht të keq gjatë ditës së sotme, ku shtatë anëtarë të klubit, përfshirë tre futbollistë kanë dalur pozitiv me COVID-19.
Krejt kjo ka ndodhur para grumbullimit të skuadrës kryeqytetase për përgatitje para pjesëmarrjes në Ligën e Evropës.
Armend Dallku, trajner i FC Prishtinës ka thënë se ky lajm është shqetësues, por që ai shpreson që ata që rezultuan pozitiv, të dalin negativ para ristestimit pas pesë ditësh.
“Ky lajm nuk ka ndikuar mirë, por e mira është se nuk ka pasur më shumë të rezultuar pozitiv me COVID-19. Ata që janë infektuar, janë izoluar në Prishtinë. Ata duhet të ristohen pas pesë ditëve dhe shpresojmë të dalin negativë”, ka thënë Dallku në “Dueli Ditor”.
“Gjendja e tyre ka qenë e mirë, thuajse janë asimptomatik, tre apo katër prej tyre nuk kanë besuar se janë infektuar me COVID-19. E kemi pasur parasysh se mund të kemi një problem të tillë para grumbullimit”, tregon më tej ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.
“Kjo është shqetësuese për mua si trajner, dhe unë nuk kam dashur të rrezikoj stafin apo pjesën tjetër të skuadrës. Pas ristestimit të dytë, shpresojmë se do të na bashkohen ata dhe të jemi të kompletuar”, theksoi ai. /Zeri/
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...