Google ADS

Ministri Zemaj viziton nesër Bujanocin dhe Preshevën

20:35 | 7 Gusht 2020
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj me bashkëpunëtorë, do të vizitojë nesër (e shtunë) më 8 gusht 2020 Komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku do të takohet me autoritetet lokale dhe politike të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Zemaj do të pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa; pastaj do të vzitojë komunën e Bujanocit ku do të pritet nga kryetari z. Nagip Arifi me bashkëpunëtorë, për të vazhduar pastaj vizitën në komunën e Preshevës ku do të pritet nga kryetari i komunës Shqiprim Aririfi. Më pas ai do të takojë kryetarin e PDSh-së, z. Ragmi Mustafa dhe kryetaren e PVD-së, znj. Ardita Sinani.

Gjatë vizitës në Luginë, Ministri Zemaj do të vizitojë edhe ambulancat në Bujanoc e Preshevë ku trajtohen pacientët me Covid-19.

Kjo vizitë e ministrit Zemaj realizohet me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme