Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se testimi për Covid-19 është obligativ posa të ktheheni në Gjermani.
Pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit, shkruan Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM❗️
Për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe Gjermanisë si dhe personat që kanë dyshtetësinë apo janë banorë rezidentë në Gjermani dhe kalojnë pushimet verore në territorin e Republikës së Kosovës:
nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, Testimi për COVID 19 është OBLIGATIV posa të ktheheni në Gjermani.
Pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit. Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime.
Në rast të mozbatimit të OBLIGIMIT për test masat e Qeverisë së Gjermanisë parashohin penalizime financiare nga 150 deri në 25.000 Euro.
Aerportet ku mund të bëni testet – pa pagesë: Berlin, Bremen, Dortmund, Duesseldorf, Franfkfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart
Nëse udhëtoni me makinë, autobus apo tren nga Kosova në Gjermani testet mund t’i bëni edhe në stacione të Trenave (Munih, Nuernberg) si dhe në kufirin Austri- Gjermani në Autostradë në “Rastanlage Hochfelln- Nord” në Autostadën A 8 pranë Bergen. Edhe në stacionin e Autobusëve në Berlin (ZOB) mund të bëhen teste.
Nëse nuk arrini të testoheni në aeroporte apo edhe rrugë tokësore atëherë duhet të përmbushni obligimin ligjor dhe të lajmëroheni tek mjeku i shtëpisë apo Enti Shëndetësor i Komunës ku jetoni dhe testoheni!
Nëse jeni Transit në Gjermani nuk keni obligim për testim.
Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj: Maskë, Distancë, Higjienë!
Me respekt,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite