Ligji për rimëkëmbje ekonomike mundëson tërheqjen e fondeve nga Trusti dhe AKP-ja

16:38 | 7 Gusht 2020
Arbresh.info

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se ligji për rimëkëmbjen ekonomike që po kërkohet të vendoset sot në rend dite në Kuvend mundëson dy gjëra.

Fillimisht ai thotë se me këtë do t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin 10 përqind të kursimeve pensionale nga Trusti si dhe tërheqjen e 100 milionë eurove nga Agjencia e Kosovës për Privatizim, shkruan portali arbresh.info.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur sot seancë plenare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme