Mbi 877 mijë raste me koronavirus në Rusi

15:08 | 7 Gusht 2020
Arbresh.info

Në 24 orët e fundit janë shënuar 5.241 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 877.135 numrin e të infektuarve.

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi është 877.135, ndërsa ai i të vdekurve 14.725.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 5.241 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 877.135 numrin e të infektuarve. Ndërkohë me 119 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 14.725 numri i përgjithshëm i vdekjeve dhe me 7.235 të shëruar ka arritur në 683.592 numri i të shëruarve.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi u njoftua të jetë 0,6 për qind dhe tek 27,1 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 686 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 246.154, ndërsa me 12 vdekje numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.546.

Testet e kryera deri më sot tejkalojnë 30 milionë

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 321 mijë teste, ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 30 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Në kuadrin e masave për COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare dhe charter me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme