Michel viziton Bejrutin në shenjë solidariteti

14:28 | 7 Gusht 2020
Arbresh.info

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të shkojë nesër në Bejrut, në shenjë solidariteti mes evropianëve dhe libanezëve.

Michel tha në Twitter se BE do ta ndihmojë Bejrutin e shkatërruar nga shpërthimet e së martës pasdite ku humbën jetën 154 persona dhe u plagosën 5 000 të tjerë.

Pritet që Michel të takohet me presidenti libanez Aoun, me kryetarin e parlamentit Berri dhe me kryeministrin Diab.

Ndërkohë, Franca njoftoi organizmin e një video-konference donatorësh për Libanin, që do të zhvillohet të dielën dhe ku do të marrin pjesë edhe drejtuesit e institucioneve të BE-së/ATSH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme