Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit.
Qytetarëve të këtyre vendeve, për të hyrë në Mal të Zi u kërkohet testi për COVID-19 sipas metodës PCR dhe ai serologjik – Elisa ose ECLIA , jo më i vjetër se 72 orë. Testi virologjik, me metodën PCR, përcakton nëse virusi është aktiv, kurse testi serologjik tregon nëse personi ka qenë i infektuar me koronavirus.
Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja – pa test – për qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja. Masa hyn në fuqi më 7 gusht. Në Mal të Zi, masat për të luftuar dhe përhapur koronavirusin janë ende në fuqi, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse dhe kufizimet për tubimet në natyrë dhe mbajtja e distancës fizike në ambiente publike të brendshme.
Që nga fillimi i qershorit, 51 persona kanë vdekur nga Covid-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Në Mal të Zi, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 3480 raste të të infektuarve.
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...