Gjermani, 1 mijë raste me koronavirus brenda ditës

12:11 | 7 Gusht 2020
Arbresh.info

Gjermania ka raportuar 1,147 raste të reja me koronavirus brenda një ditë.

Sipas të dhënave të Institutit të Rober Koch, raporton arbresh.info, numri i viktimave ka arritur në 9,183 persona të vdekur nga koronavirusi.

Gjermania është duke përjetuar një rritje të infeksioneve me koronavirus. Dite e enjte ishte dita e parë pas tre muajve që vendi shënon 1 mijë raste brenda ditës.

Deri më tani në Gjermani janë shënuar 215,000 raste me koronavirus.

Që nga dita e shtune, të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezik të lartë do të duhet t’ju nënshkrohen testit të koronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme