Të hyrat e Administratës së Kosovës gjatë këtij viti vit kanë rënë.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj në një konferencë për medie ka thënë se të hyrat kanë rënë për 23.5 milionë euro, shkruan arbresh.info.
“Gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore nga nga objektivat ka qenë ofrimi i lehtësirave per bizneset. Andaj në këtë 6 mujor ne kemi arritur të inkasojmë 215.9 milionë euro të hyra tatinore, ndërsa në periudhën e njejtë të vtit të kaluar të hyrat kanë qenë 239 milionë euro”, ka thënë ai.
Murtezaj ka shtuar se rënia është pasojë e Covid 19.
Ai ka shtuar se gjatë kësaj periudhe ATK ka ndihmuar Qeverinë e Kosovës.
“Atk ka konfrimuar se është njëra nga institucionet lidere në vend, ATK ka përkrahur Qeverinë e Kosovës në shumë masa që shkonin për parandalimin e përhapjës Covid 19, punëtorët kanë punuar edhe nga 15-16 orë në ditë pa shpenzuar agjë nga buxheti”, ka shtuar ai.
I pari i ATK-së ka shtuar gjithashtu se gjatë kësaj periudhe bizneseve u është ofruar që kërkesat pëe programim të borxheit të parashtrohen në mënyrë elektronike.
Ndryshe Asministrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës janë dy institucionet kryesore që mbushin buxhetin e shtetit.
Njohësit e ekonomisë që prej rastëve të para me Covid 19 në vend kanë deklaruar se të hyrat e të institucionëve mund të bien duke shkaktuar edhe rënië të buxhetit të shtetit.
Së fundi, ministja Hymkete Bajrami ka paralajmëruar rënie të të hyrave në buxhet deri ne -10%./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...