Ministri i shëndetësisë vazhdon të thotë se në vjeshtë Maqedonia mund të përballet me një valë të re të pandemisë COVID-19. Për këtë fazë, Venko Filipçe thotë se shteti është më i përgatitur dhe se janë bërë përgatitjet e nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vala e dytë e virusit mund të shmanget që tani, nëse qytetarët i respektojnë masat e propozuara dhe kanë kujdes për shëndetin e tyre. Edhe pse ka lëshime serioze, në përgjithësi mendoj se pasqyra e shtetit duket mirë” ka thënë mes tjerash Filipçe.
Ai gjithashtu ka thënë se për çdo pacient, që nga marsi e këndëj, është dhënë kujdesi i duhur dhe është bërë shikimi mjekësor i duhur në ambiente spitalore dhe është ndjekur sipas protokolleve gjendja shëndetësore edhe e pacientëve që shërohen në kushte shtëpiake.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...