Google ADS

Afrika tejkalon shifrën mbi 1 milionë raste me koronavirus

08:35 | 7 Gusht 2020
Arbresh.info

Afrika ka raportuar më shumë se 1 milionë raste me koronavirus, thuhet në të dhënat të publikuara nga Universiteti i Johns Hopkins.

Arbresh.info raporton se gjatë ditës së premte, kontinenti i Afrikës ka arritur të shënoj në total 1,008,154 raste.

Afrika Jugore është pjesa me numrin më të madh të të infektuarve, me 536,184 raste.

Drejtori i OBSH-së për Afrikë, Dr. Matshidiso Moeti ka paralajmëruar se testimi i qytetarëve në Afrikë vazhdon të jetë sfidues./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme