Google ADS

Guardiola: “Jam tifoz i Barcelonës dhe dua ta eliminoj Real Madridin”

17:33 | 6 Gusht 2020
A. B.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes së kthimit në Champions League me Real Madridin.

City e ka fituar takimin e parë në “Santiago Bernabeu”, me rezultatin 1-2 dhe është një hap kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve që për shkak pandemisë, do të jetë krejtësisht ndryshe.

“Tani është ndeshjet krejt tjetër, në shtëpi por pa tifozët tanë. Besoj se jemi gati për këtë takim, gati për të luajtur dhe për të fituar”, u shpreh Guardiola.

“Unë gjithmonë do të jem tifoz i Barcelonës, vendi ku jam rrit dhe jam shndërruar ky që jam sot. Por nëse përballem me ta, jo veç Realin, dua t’i mposhtë edhe ata”.

“Nëse na shënojnë gol fantastik duhet ta pranosh, por më brengosin golat që mund t’i shmangim. Nuk të lejohet të bash as edhe një gabim në Champions League nëse në fund dëshiron të triumfosh. Për t’iu afruar titullit, duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Po jemi gati. Por duam të shkruajmë historinë, duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Për të fituar duhet të eliminosh ekipe si Real Madridi. Duhet të fitojmë nesër dhe me radhë”. /Gazeta Express/

Të ngjashme