Google ADS

Labi kundër mbajtjes së maskës: Nuk e di kah po shkon kjo botë vetem me imponime!

17:30 | 6 Gusht 2020
A. B.

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të zëshëm në vend.

Artisti, i cili ka bërë deklarata e shkrime të ndryshme, po vazhdon të marrë vëmendje të madhe akoma në rrjetet sociale, sa i përket deklaratave të tij lidhur me pandeminë COVID-19, shkruan portali arbresh.info

Ai së fundi publikoi një imazh ku ilustrohet detyrimi që i bëhet një personi për të vendosur maskën.

Labi tha se ruajtja e shëndetit bëhet me dëshirë dhe përmend faktin se shpenzojmë shumë për ta ruajtur veten nga çdo sëmundje.

“Ruajtja e shëndetit bëhet me dëshirë, tu e dit që miliona para shpenzojmë si popullatë për ta ruajtur apo shpëtuar veten gjatë jetës sonë nga çdo semundje! Nuk e di kah po shkon kjo botë vetem me imponime! Zoti ju ruajt e ua beftë jetesen më të lehtë”, ka shkruar Labi.

Kujtojmë se Labi në qershor po ashtu mbajti një protestë para Qeverisë për të lejuar mbajtjen e dasmave, por që kjo gjë nuk u aprovua meqë rastet pozitive janë shtuar dukshëm muajve të fundit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme