Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot qendrën shëndetësore nr.10 në Tiranë. Fokusi i inspektimit ka qënë puna e mjekëve të familjes, si një rol kyç për ndjekjen e ecurisë së rasteve me koronavirus.
“Është një punë e madhe që po bëhet nga mjekët e familjes. Janë më shumë se 1600 mjekë të angazhuar në gjithë territorin e Shqipërisë. Në Tiranë, ku është dhe numri më i madh i të prekurve aktivë, mjekët e familjes po luajnë një rol kyç, për ndjekjen e ecurisë në rastet e pacientëve të prekur nga Covid19, të cilët janë duke u trajtuar në banesë. Më shumë se 1 mijë pacientë, janë duke u trajtuar dhe duke u ndjekur nga mjeku i familjes”, tha Manastirliu.
Gjithashtu Manastirliu u shpreh se po punojmë për t’u përgatitur për situatën që pritet të vijë në vjeshtë e dimër, për të rritur kapacitete spitalore.
“Mjekët po ndjekin më shumë se 1 mijë pacientë. Në të gjithë Shqipërinë ka mbi 2 mijë raste aktive, rreth gjysma e rasteve aktive janë simptoma, është e rëndësishme që edhe rastet e dyshuara të vijojnë të ndiqen nga mjekët e familjes. hallka e kujdesit parësor të mjekut të familjes është shumë e rëndësishme dhe duhet shfrytëzuar.
Ka rritje të rasteve pozitive që tregon se kemi nevojë të zbatojmë masat e thjeshta, por shumë efikase. Ne po punojmë për t’u përgatitur për situatën që pritet të vijë në vjeshtë e dimër, për të rritur kapacitete spitalore. Në spitale po ofrohet gjithë shërbimi i nevojshëm, kërkohet nga të gjithë të punojmë për të krijuar ndërgjegjësimin për respektimin e masave që janë të vetmet që frenojnë përhapjen e COVID-19“, u shpreh Manastirliu.
Tiranë, 6 Gusht – Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar qendrën shëndetësore nr.10 në kryeqytet, ku deklaroi se mjekët e familjes po ndjekin pacientët e prekur me Covid19, por që ndodhen në shtëpi me simptoma të lehta, sipas protokolleve të përcaktuara.
“Është një punë e madhe që po bëhet nga mjekët e familjes. Janë më shumë se 1600 mjekë të angazhuar në gjithë territorin e Shqipërisë. Në Tiranë, ku është dhe numri më i madh i të prekurve aktivë, mjekët e familjes po luajnë një rol kyç, për ndjekjen e ecurisë në rastet e pacientëve të prekur nga Covid19, të cilët janë duke u trajtuar në banesë. Më shumë se 1 mijë pacientë, janë duke u trajtuar dhe duke u ndjekur nga mjeku i familjes”, tha Manastirliu.
Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore nr.10, Ministrja e Shëndetësisë tha se ndjekja e pacientëve po kryhet sipas protokolleve të përcaktuara.
“Në të gjithë Shqipërinë janë mbi 2500 raste aktive. Rreth gjysma e tyre janë me simptoma, pra janë duke u ndjekur nga strukturat tona të kujdesit parësor, sipas protokolleve të përcaktuara për qytetarët që ndiqen në mënyrë ambulatore dhe për ata që kanë nevojë të hospitalizohen atëherë lidhen direkt me 127 për të garantuar ndjekje të mëtejshme në kushte spitalore”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se mjeku i familjes e ka në kohe reale informacionin për çdo qytetar të zonës së tij të mbulimit, që është i prekur nga COVID-19.
“Çfarë është e rëndësishme është që sot realizojmë në mënyrë elektronike kartelizimin elektronik të pacientëve, të cilët janë të dyshuar, kanë shenja, kanë simptoma të Covid19, apo janë raste të konfirmuara me Covid19 dhe terapitë e tyre të mjekimit”, u shpreh ministrja.
Gjatë vizitës saj në qendrën shëndetësore nr.10, ku rreth 30 pacientë të konfirmuar me Covid19 po ndiqen nga mjekët e familjes, Manastirliu tha se duhet të vijojë komunikimi dhe informimi me qytetarët për ndjekjen e çdo rasti që konfirmohet me virusin e rrezikshëm.
“Numri 0800 400 400 është një linjë e gjelbër, e dedikuar për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për informacion, që kanë nevojë të dinë kush është mjeku i familjes, që kanë nevojë të kontaktojnë direkt me mjekun e familjes për t’i lehtësuar komunikimin me mjekun dhe sigurisht për të bërë të mundur më pas ndjekjen e tyre kur janë të prekur nga COVID19”, bëri thirrje Manastirliu.
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”