Brukseli do t’u kërkojë njerëzve që të mbajnë maska në hapësira publike – të jashtme dhe të mbyllura – nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve me koronavirusin e ri, tha qeveria rajonale të enjten.
Vendimi do të fillojë të zbatohet, kur mesatarja ditore e rasteve për 100,000 banorë të arrijë në 50 – gjatë një jave, tha Rudi Vervoort, kreu i qeverisë rajonale të Brukselit.
Javën e kaluar, mesatarja ditore në rajon ishte 38.4, raporton Reuters, transmeton rek.
Belgjika vendosi kufizime të rrepta më 27 korrik pasi rastet me koronavirus u rritën javët e fundit.
Qeveria britanike tha të enjten se do të vendosë masën e izolimit të detyrueshëm për vizitorët nga Belgjika.
Gjermania dhe Holanda gjithashtu kanë këshilluar qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në provincën e Antwerp në veri të Belgjikës, ku u vendos një gjendje e jashtëzakonshme për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e ka përcaktuar Belgjikën në nivelin e portokallt për koronavirusin e ri, që do të thotë se numri i rasteve për 100,000 banorë është 20 ose më lart për dy javë.
Belgjika, ku Bashkimi Evropian dhe NATO-ja kanë selitë e tyre, vendosi një bllokim në mbarë vendin më 18 mars, për shkak të sëmundjes COVID-19, nga e cila kanë humbur jetën 9.859, një nga shifrat më të larta të vdekjeve në botë, për kokë banori.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj