Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ende nuk është deklaruar rreth fatit të shqiptarëve që jetojnë në shtetin libanez pas shpërthimit shkatërrues në Bejrut.
Portali arbresh.info edhe sot ka kërkuar përgjigje në MPJ për numrin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë në këtë shtet dhe gjendjen e tyre, por që ende nuk ka marrë përgjigje.
E, rreth këtij rasti nuk është deklaruar as Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla.
Ndryshe, numri i të vdekurve për shpërthimin e së martës u rrit në 135, tha ministri i Shëndetësisë në Liban, Hamad Hassan, për televizionin Al-Manar.
5000 të tjerë janë plagosur dhe dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur, tha ai, shkruan CNN.
“Fatkeqësisht numri i martirëve po rritet. Të plagosurit kanë arritur në 5,000 dhe ata po trajtohen brenda kryeqytetit dhe jashtë kryeqytetit”.
Shpërthimi la pa shtëpi 300 mijë njerëz.
Zyrtarët shtetëror po fajësohen për shpërthimin shkatërrues të 2,750 tonëve nitrat amoniumi, i cili nuk është ruajtur si duhet në depot e portit detar./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...