Google ADS

Barcelona i vendos çmimin Todibos

14:43 | 6 Gusht 2020
Arbresh.info

Barcelona ka një listë me lojtarët që do të shiten këtë verë me qëllimin për të financuar goditjen e madhe, argjentinasin Lautaro Martinez.

Një prej emrave që janë në largim e sipër është ai i Jean-Clair Todibo, i cili 6 muajt e fundit ishte i huazuar te Schalke dhe ku bëri paraqitje mjaft të mira.

Drejtuesit i kanë idetë e qarta për mbrojtësin e ri francez, për të cilin kërkojnë jo më pak se 25 milionë euro, duke u dhënë mesazh klubeve të interesuara si Everton, Rennes apo Milan, se pavarësisht situates nga pandemia, për 20-vjeçarin nuk do të ketë asnjë tolerim në çmim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme