Google ADS

Thaçi dekreton Ligjin për Buxhet, shumë shpejt pritet të dalin 170 eurot

13:51 | 6 Gusht 2020
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti përmes një postimi në facebook, shkruan arbresh.info.

Ai ka shkruar gjithashtu se dekretimin e ka bërë menjëherë në mënyrë që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët.

“Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ditë më parë për arbresh.info, Agim Krasniqi, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve ka thënë se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe ekzekutimi i pakos emergjente do të bëhet menjëherë pas dekretimit.

“Ne jemi duke u përgatitur si ministri që të fillojmë brenda javës të filloj ekzekutimi i pakos emergjente. Teknikisht bëhen të gjitha përgatitjet dhe në momentin e parë që të dekretohet ligji të kërkohet mbulimi i pjesëve ku janë marrë paratë më herët dhe të sjellin listat e reja që të ekzekutohen të gjitha pakot emergjente dhe të gjitha obligimet që i kanë ministritë”, ka thënë ai.

Pako Emergjente Financiare në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh është miratuar nga ish-Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti.

Përmes kësaj pako ndër të tjera punëtorët është planifikuar të marrin nga 170 euro për dy muaj, pagesa e parë është bërë për një pjesë të përfituesve, ndërsa jo edhe e dyta për ata që tashmë kanë përfituar nga pakoja./arbresh.info/

 

Ligji për buxhetin ende nuk i ka shkuar Presidentit, dekretimi mbanë peng zbatimin e pakos emergjente

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme