Bisedimet për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut mes partive po rrjedhin, por tani për tani ende askush zyrtarisht nuk është deklaruar nëse ka arritur marrëveshje.
Edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski mbeten në qëndrimin se do të sigurojnë shumicë parlamentare me 61 deputetë.
LSDM kumtoi se fillon negociata serioze me kryetarët e partive politike, me grupet e punës, anëtarët e kryesive të partive, për një mandat të plotë katërvjeçar të shumicës stabile në Parlament dhe formim të Qeverisë.
“Bisedojmë kryesisht për formim të Qeverisë e cila kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, të liruar nga çfarëdo lloj paragjykimesh apo nacionalizmash etnikë, Qeveri e cila nuk ka kurrfarë dilema kur është në pyetje rruga jonë e përbashkët e cila quhet “Maqedonia e Veriut – Një shoqëri për të gjithë”, thonë nga LSDM.PDSH kumtoi se në takimin e liderit të vet, Menduh Thaçi me Zaevin të martën në Klubin e deputetëve në Shkup, LSDM i ka ofruar partisë të jetë pjesë e koalicionit të ri qeveritar, njofton Insajderi.
PDSH parimisht është e mendimit të jetë pjesë e Qeverisë, por ishte dakorduar të formohen grupe të punës të cilat do t’i kryesojnë sekretarët e dy partive të cilat duhet merren vesh për hollësitë, informoi Azem Sadiki nga PDSH në profilin e tij në Fejsbuk.Pas takimit të shkurtë me Thaçin, Zaev dje është takuar edhe me kryetarët e BDI-së, Ali Ahmeti, Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela dhe Alternativës, Afrim Gashi. Takimet, janë zhvilluar larg syve të opinionit, ndërsa takimi me Ziadin Selën ka qenë në Kuvend.
Tani për tani, sipas televizionit, nga LSDM nuk zbulojnë hollësi, por vetëm konfirmuan se Zaev është takuar me kryetarët e BDI-së, Aleancës dhe Alternativës.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet