Rreth 32 mijë persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendura në provincën Afar në verilindje të Etiopisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Enti për parandalim të katastrofave dhe siguri të ushqimit njoftoi se lumi Awash doli nga shtrati pas çka u vërshuan vendbanime të shumta dhe të lashtat bujqësore.
Theksohet se si pasojë e përmbytjeve deri tani janë evakuar rreth 32 mijë persona.
Në njoftimin theksohet se personat që jetojnë përreth lumit u nevojitet ndihmë urgjente dhe ushqim.
Shumë fshatrave po ashtu rrezikohen nga përmbytjet për shkak të cilës së shpejti do të evakuohen edhe rreth 63.000 persona.
Shirat sezonale në këtë vend, për çdo vit fillojnë në qershor dhe shpesh herë shkaktojnë përmbytje.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel