Google ADS

Maqedonia Veriore me 3557 raste aktive me coronavirus

11:30 | 6 Gusht 2020
Arbresh.info

Për momentin në vend janë aktivë 3557 raste të të infektuarve me Covid-19. Nga fillimi i epidemisë e deri më tani janë regjistruar 11289 raste të personave të sëmurë, janë shëruar 7221 persona, ndërsa kanë vdekur 511. Gjithsej janë bërë 108384 testime për Covid-19.

Ende më shumë raste të reja shënohen në Shkup, ku për momentin janë aktivë 1303, në Kumanovë janë aktivë 262, në Dibër 118, Shtip 433, Prilep 46, Tetovë 212, Strugë 187, Veles 22, Manastir 66, Ohër 76, Kavadar 63, Gostivar 288, Gjevgjeli 12, Strumicë 23, Kriva Pallankë 11, Radovish 16, Krushevë 8, Koçan 20, Probishtip 22, Demir Hisar 26, Makedonski Brod 35, Berovë 4, Vinicë 21, Dellçevë 4, Kratovë 7, Sveti Nikollë 134, Kërçovë 109, Resnjë 21 dhe në Negotinë 8 raste.

Sipas komunave në Shkup më shumë raste aktive janë shënuar në Çair 168, Aerodrom – 147, Butel – 84, Gazi Babë – 133, Qendër – 106, Karposh – 113, Saraj – 60, Kisella Vodë – 141, Gjorçe Petrov – 92, Studeniçan – 45, Shuto Orizarë – 108, Haraçinë – 24, Ilinden – 24, Petrovec – 17, Çuçer Sandevë – 9, Sopishtë – 20, Zelenikovë – 7 dhe psë të huaj.

Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjashtë pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 88 pacientë. Në përkrahje të oksigjenit janë 51, ndërsa 1 pacient është në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 11 pacientë të moshuar pozitivë në Covid-19 dhe 5 fëmijë pozitivë, si dhe 2 pacientë të dyshuar me virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 6 të rinj, gjithsej janë hospitalizuar 79 pacientë. Në aparat respiratorë janë 4 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 29, ndërsa në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 45 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 124 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë me Covid-19.

Sipas vlerësimeve në bazë të të dhënave nga dy javët e fundit, në çdo 15 sekonda në botë ka vdekur nja një person nga koronavirusi. Kjo është e barabartë në 247 persona të cilët vdesin çdo orë.

Pothuajse 5.900 persona mesatarisht vdesin nga Covid-19 në çdo 24 orë, ndërsa më shumë viktima ka në SHBA, Brazil, Indi dhe Meksikë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme