Talenti 19-vjeçar i Realit të Madridit, Takefusa Kubo do të vijojë të qëndrojë larg kryeqytetit spanjoll për të paktën edhe një sezon tjetër, pasi drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur ta huazojnë sërish.
I ardhur te madrilenët një vit më parë, Kubo u huazua menjëherë te Mallorca, ku bëri paraqitje mjaft të mira dhe arriti të koleksionojë plot 35 ndeshje e të shënojë 4 gola në eksperiencën e tij të parë në La Liga.
Por rënia e Mallorcës në Segunda Division bëri që drejtuesit e Realit të merrnin sërish mbrapsht talentin japonez, këtë herë për ta huazuar te skuadra e Villarealit, e cila do të luajë në Europa League dhe ka marrë një trajner me mjaft eksperiencë si Unai Emery.
I lindur në qershor të 2001-shit, sulmuesi anësor japonez po rritem me shpejtësi dhe nëse ia del të luajë rregullisht edhe te Villareali, shumë shpejt mund të vihet nën urdhrat e Zinedine Zidane te Reali i Madridit.
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...