Tribunali Special për Libanin ka njoftuar se ka shtyrë për 18 gusht vendimin për sulmin me bombë të vitit 2005, i cili ka lënë të vdekur ish-kryeministrin libanez, Rafik al-Hariri, për datën 18 gusht, transmeton agjencia e lajmeve, AP.
Ky vendim është marrë pas shpërthimit të së martës në Bejrut që kanë lënë mbi 130 persona të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur.
Gjykata e përkrahur nga Kombet e Bashkuara jashtë Hagës, ishte planifikuar të publikonte ditën e premte vendimin për katër burra që akuzohen për vdekjen e Haririt dhe 21 burrave tjerë.
Ky vendim është shtyrë “për shkak të viktimave të panumërta të shpërthimit shkatërrues që ka shokuar Bejrutin më 4 gusht dhe tre ditëve të zisë kombëtare në Liban”, ka thënë regjistri shtetëror përmes një deklarate.
Katër të pandehurit, që tani janë në mbajtje dhe po gjykohen në mungesë, janë të lidhur me grupin islamist shiit të Libanit, Hezbollah.
Çfarë ndodhi në Bejrut më 4 gusht?
Zyrtarët kanë thënë se një sasi e madhe e nitratit të amonit ka nxitur incidentin, lëndë që përdoret për plehra dhe ka kapacitet shpërthyes.
Sipas tyre, kjo sasi është mbajtur në kushte jo të mira për kohë të gjatë.
Gjatë ditës së mërkurë, qeveria ka urdhëruar që zyrtarët e portit të vendosen në arrest shtëpiak.
Ministri i Brendshëm libanez, Mohammed Fahmi, ka thënë se në portin e këtij qyteti besohet se kanë qenë më shumë se 2,700 tonë të nitratit të amonit.
Fahmi ka thënë se kjo lëndë është ruajtur në portin e qytetit prej kur është konfiskuar nga një anije më 2014.
Ndërkohë kryeministri i shtetit, Hassan Diab, ka thënë se personat që janë të lidhur me këtë shkelje do të mbahen përgjegjës./rel
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?