SHBA-ja pret partner të mirë dhe të fuqishëm në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, tha përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, i cili mori pjesë në konferencë virtuale të “Ballkan Insajderi” në Uashington, transmeton Zëri i Amerikës.
“Tani është periudhë e negociatave për të formuar koalicion, i cili është proces i natyrshëm në sistemet parlamentare demokratike. Nga këndvështrimi i SHBA-së, ajo që është e rëndësishme dhe ajo që duam të theksojmë është se ne presim partner të mirë dhe të fuqishëm në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, qeveri e cila është e angazhuar për të shfrytëzuar sa më shumë anëtarësimin në NATO, qeveri që është e angazhuar për të udhëhequr vendin përpara në rrugën për në Bashkimin Evropian”, tha Palmer.
SHBA, shtoi ai, presin që qeveria e re të angazhohet për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Qeveri që do të punojë për të promovuar paqen dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, potencoi Palmer.
Ai theksoi se pavarësisht se çfarë lloj qeverie del nga koalicioni aktual i aktorëve politikë, do të mund të gjejë partner të fuqishëm dhe të mëtejshëm në SHBA nëse është i përkushtuar në përmbushjen e këtyre qëllimeve.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç