Google ADS

Kina me 4.8 milionë testime në ditë të COVID-19

09:21 | 6 Gusht 2020
Arbresh.info

Kina raportoi 37 raste të reja simptomatike me COVID-19 dhe 20 raste të reja asimptomatike, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit. Nuk u regjistruan vdekje të reja.

Kjo rrit totalin e Kinës në 88,328 raste të konfirmuara me coronavirus dhe 4,677 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton CNN.

Ndërkohë, Kina përshpejtoi testimet e saj javët e fundit, duke arritur në 4.84 milionë teste të kryera çdo ditë, tha Wang Jiangping, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, transmeton Telegrafi.

Në mbarë vendin, gati 5.000 institucione mjekësore dhe 38 mijë teknikë ishin në gatishmëri për të bërë një goditje të shpejtë të testimit në masë.

“Një total prej afro 200 milionë kopjesh të kompleteve të testimit janë shpërndarë në spitalet, qendrat e kontrollit të sëmundjeve, portet doganore dhe agjencitë e palëve të treta në të gjithë vendin”, tha Wang.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme