Mbi 200 respiratorë ka në dispozicion sistemi shëndetësor në Kosovë 

08:21 | 6 Gusht 2020
M. A.

Numri i madh i rasteve pozitive me Covid-19 ka rritur edhe kërkesat e pacientëve në QKUK dhe në spitalet rajonale në Kosovë.

Me rritjen e pacientëve të hospitalizuar po rriten edhe kërkesat për përdorimin e respiratorëve.

Por, në Kosovë aktualisht janë 227 respirator, 180 nga ta janë në sektorin publik ndërsa 47 në sektorin privat.

Në këtë numër përfshihen edhe 30 respiratorët që u dhuruan donacion nga BashkimI Evropian.

Zëdhënësi për media nga Ministria e Shëndetësisë, Faik Hoti e konfirmoi për portalin arbresh.info se  do të sjellën në Kosovë edhe disa dhjetëra respiratorë tjerë.

“Me 30 respiratorë që kanë arritur nga BE, Kosova ka rreth 180 respiratorë në sektorin publik dhe 47 në sektorin privat. Ditëve në vijim do të ketë edhe disa dhjetëra të tjerë që do të sillen në Kosovë”, deklaron Hoti.

Para fillimit të pandemisë, QKUK kishte në dispozicion 68 respirator funksional, por në përgjigjen e MSH thuhet se për shkak të riorganizimit të kapaciteteve ka ndryshuar edhe shpërndarja e tyre në njësitë e QKUK-së.

“Para fillimit te pandemisë ka pasur  68 respiratorë funksional në QKUK dhe 20 në spitalet e përgjithshme. Tani kapacitetet pothuajse janë dyfishuar si në QKUK ashtu edhe në spitalet e përgjithshme”.

Sipas statistikave të 5 gushtit, aktualisht janë 14 pacientë në respiratorë. 10 janë në QKUK dhe klinikat e saja dhe pesë në spitalet e përgjithshme.

Ndërsa aktualisht janë të hospitalizuar 626 pacientë./arbresh.info/

626 Pacientë total në trajtim
14 Në respiratorë
35 CPAP
389 O2
432 Të konfirmuar me Covid19- shtrië në klinika dhe Spitale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme